
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me ambasadorin e Republikës së Italisë, Antonello De Riu, sot pritën në një takim lamtumirës atasheun e Mbrojtjes të Italisë në Kosovë, kolonel Stefano Angioni.
Me këtë rast, ministri falënderoi kolonel Angionin për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në avancimin e kapaciteteve të FSK-së, si dhe rritjen e bashkëpunimit bilateral me Forcat e Armatosura të Italisë.
Ministri Maqedonci i uroi kolonelit Angioni suksese në detyrën dhe misionin e ri të tij.