
Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në Beograd, ku nxënësi i klasës së 7-të vrau 9 persona, 8 nxënës dhe rojen e shkollës, ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.
”Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike“, ka shkruar Kurti në Twitter.
Për këtë rast tragjik që ndodhi dhe në Beograd ka shprehur ngushëllime edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. /Gazeta10/
I'd like to express my deepest condolences to the victims of the school shooting in Belgrade and to their families. I also wish a very speedy recovery to those injured in this tragic event.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 4, 2023