Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mashtrim e falsifikim i dokumenteve, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit

Gazeta10
05 March 2024 - 15:19

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim, ku ka bërë kërkesë për bashkëpunim, me qëllim të identifikimit të një personi të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, raporton Gazeta10.

Në njoftim është bashkëngjitur edhe fotografia e të dyshuarit që po kërkohet për përfshirje në një rast të mashtrimit si dhe për falsifikim të dokumenteve.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.