
Komentatori politik, Halil Matoshi është shprehur i ashpër me ballistin Morina, i cili pati ngritur dronin me flamurin “autoctonus” në stadiumin e Partizanit në Beograd në vitin 2014, një ndeshje që u ndërpre nga dhuna e tifozëve serbë.
Matoshi e ka quajtur ‘idiot klasik’, ballistin Morina, duke thënë se ka provokuar një konflikt.
“Incidenti u pat shkaktu nga vet shqiptarët, është shkaktu me një dron, i cili e ka lshu një goblen i pata thanë unë, se ai nuk është flamur shqiptar është një vizatim provokues për Serbinë, se është harta e një Shqipëri të madhe që e ka lëshu një idiot klasik që ka provokuar një konflikt”, ka thënë Matoshi në “Politiko”. /Gazeta10