
Një debat i ashpër është zhvilluar në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë, Halil Matoshit dhe Blerim Gashit lidhur me mosvendosjen e flamujve kosovarë në veri të vendit në ditën e pavarësisë më 17 Shkurt.
Halil Matoshi e ka përkrahur gazetarin Branislav Kërstiq, i cili tha se flamujt e shtetit të Kosovës është dashur që të vendosen më 17 Shkurt.
Derisa Gashi e ka kundërshtuar opinionet e tilla, Matoshi i ka thënë se po bën hajgare me shtetin.
“Kërstiq në këtë rast është individ. Skandal është se qaty bahet skandali kur ti nuk e respekton historinë. Pse shtetet kanë flamuj për me ba hajgare ti me ta a?”, ka thënë Matoshi.
“Kush tha me ba hajgare?”, ka pyetur Gashi.
“Vazhdimisht ju luni hajgare me shtetin. Z.Gashi ti ma heret e lujte rolin e një teatri të kukullave sepse je kukull”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/