Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Matoshi kritikon ashpër qeverisjen e Kurti: Katër vjet pa rezultate në arsim, shëndetësi e kulturë

Gazeta10
02 March 2026 - 21:10

Komentatori politik, Halil Matoshi  ka reaguar ashpër lidhur me qeverisjen e Albin Kurtit gjatë mandatit të kaluar, duke e cilësuar atë si të dobët dhe pa rezultate konkrete për qytetarët e Kosovës.

“Spo di çka me ba, ju po e shihni – qeverisja ka qenë skandaloze, tepër e keqe. Këto katër vjet në Kosovë nuk ka ndodhë kurgjo. Në arsim, në shëndetësi, në kulturë – asgjë. Dy ura, të cilat në një vend normal as nuk do të përmendeshin,” është shprehur Matoshi.

Sipas tij mungoi zhvillimi i dukshëm në sektorët kyç, ndërsa projektet infrastrukturore u paraqitën si arritje të mëdha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.