
Analisti Halil Matoshi në një lidhje direkte nga Ohri i Maqedonisë së Veriut, para gazetarit Kushtrim Sadiku ka deklaruar se ashtu siç ka thënë edhe muaj me parë Presidenti Vuçiq do të pranojë gjithçka që nuk është njohje dejure e Kosovës dhe për këtë sipas tij Vuçiq ka marrë garanci dhe nga bashkësia ndërkombetare që mos t’i bëhet presion për njohjen dejure, dhe në këmbin të kësaj ai t’i bëjë sanksione Federates Ruse për agresionin në Ukrainë.
“Unë mendoj që do të këtë marrëveshje, thjesht për arsye pragmatike sepse asnjëherë me parë NATO dhe BE nuk kanë qenë më unike se tash në raport me mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në ballkan dhe se Kosova kurrë nuk ka qenë më e sigurt sepse tani ajo është zonë e interesit të NATO-s”, ka deklaruar Matoshi.
Sipas tij momentumi tani është historik dhe beson që do të këtë këtë marrëveshje për normalizim.
“Së shpejti, brenda dy deri në tri vitet e ardhshme do të këtë njihje dejure nga Serbia dhe Kurti e Vuçiq do të jenë kandidat serioz për çmimin “Nobel” për paqe”, ka përfunduar Matoshi. /Gazeta10/