
Komentatori politik, Halil Matoshi ka thënë se Albin Kurti dhe LVV-ja qëllimisht nuk po e ndërron kandidatin për kryeparlamentar.
Matoshi në “Politiko” ka thënë se Kurti nuk e ka për qëllim krijimin e institucioneve.
“Pse nuk po e ndërron kandidatin Albin Kurti, sepse nuk e ka njet me bë institucionet. Partia Demokratike e ka luajtur një rol goxha të disiplinuar, së paku nga deklaratat pompoze janë ruajt dhe ky është rezultat i një figure si z.Hamza, i cili doli që është figurë e duhur për këtë moment dhe PDK nuk është duke luajtur rol shumë agresiv sa Aleanca”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10