Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Matoshi: Në momentin kur prokurorët shkojnë në zyre të Albinit, Kosovën e paska marrë pusi!

Gazeta10
16 December 2024 - 21:26

Analisti politik, Halil Matoshi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryeministrit të vendit, Albin Kurtit i cili ka shprehur gatishmërinë që t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë.

“Qeveri ma jotransparente, qeveri ma e msheftë, qeveri që kurrë nuk i ka dhanë asnjë lajm të vërtetë popullit të vet është kjo qeveri”, ka thënë Matoshi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Për më tepër, Matoshi ka theksuar se politika nuk mund të ndërlidhet asesi me drejtësinë dhe në këtë rast me Prokurorinë Speciale.

“Në momentin kur prokuroria e vet politikën na paska hanger dreqi, s’paskmi ma pushtete të ndame. Në momentin kur prokurorët shkojnë në zyre të Albinit, Kosovën e paska marrë pusi”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.