
Komentatori politik, Halil Matoshi në “Politiko” komentoi ngjarjet e fundit në vendin tonë, duke përfshirë zgjedhjet lokale, mbarëvajtjen e tyre dhe çështjen e balotazheve, gjithashtu edhe formimin e Qeverisë së re.
Matoshi tha se ne tre verdiktet shkruan qartë se çfarë kërkohet, bashkëpunim në mirëbesim, koalicion dhe marrëveshje, e siaps tij, Kurti nuk do të dëgjojë as për mirëbesim e as për koalicion e marrëveshje.
Ai tha se Kurti dëshiron që ta dërgojë vendin në zgjedhje dhe sipas Matoshit, do të ketë zgjedhje të reja 100 % sepse nuk ka më as logjikë të mendohet diçka tjetër dhe me legjitimu para militantëve të tij, para zgjedhësve të tij një koalicion të mundshëm me këdo.
Matoshi tha se PDK do të jetë si e preferuar, pasi që me ta i zgjedh disa probleme.
Ndiqeni videon e plotë për më shumë detaje: