
Sot u publikuan komunikime të brendshme të LDK’së mes anëtarëve të Kryesisë së kësaj partie, ku flitej për një “skeme të organizuar kriminale” me vjedhje votash.
E shkrimet brenda tyre sipas analistit politik, Halil Matoshi tregojnë për lirinë e fjales që ekziston brenda asaj partie.
“Jo, absolutisht. Pak a shumë kemi pasur indicie që diçka e tillë mundet me ndodh. Mendoj që Kosova, në katër vjetët e fundit nuk ka humb pse LDK-ja brenda akuzojnë njëri-tjetrin. Kosova ka pësu për shkak të një lideri të papërgjegjshëm, e Prej kësaj pune, mendoj se Kosova fiton. Shihet që në LDK guxohet me fol, shikone çka thotë Kujtim Shala.”, tha ai.