“Momenti me ia nxeh xhepat e jo veç kokën qytetarëve”. Kështu është shprehur analisti dhe njëherësh gazetari, Halil Matoshi për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave.
Matoshi ka thënë se vendimi për rritjen e pagave ka të bëjë pikërisht me fushatën elektorale, meqë vendi ndodhet në prag të zgjedhjeve.
“Këtu nuk e akuzoj qeverinë Kurti se e kanë ba krejt. Është momenti me i nxe me diçka njerëzit jo veç në kokë se në kokë i ka nxe me nacionalizmin e killavt tu u la në Ujman, po tash ka nevojë me jau nxe xhepin pak”, është shprehur Matoshi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Për më tepër, ai ka hedhur dyshime nëse Kurti ose po dezinformohet nga ministrat ose bën sikur nuk di, ngaqë sipas Matoshit, këtë të martë në deklarimin e tij ka pasur huqje totale, ndërsa theksoi se ai e ka shkelur edhe Ligjin e Pagave. /Gazeta10/