
Komentatori politik, Halil Matoshi ka komentuar intervistën ekskluzive të dërguarit gjerman për dialogun Kosovë – Serbi, Manuel Sarrazin.
Matoshi në Politiko, tha se Sarrazini i shmangi të gjitha pyetjet, andaj nuk mundi ta kuptojë se çka do të ndodhë me procesin, transmeton Gazeta10.
“Drejtën me ta thanë, pyetjet kene shumë të mira, po asnjëra nuk pati përgjigje. Nuk di cka të them, Sarrazin i shmangi të gjitha pyetjet. Nuk munda me kuptu se cfarë do të ndodhë me procesin, përpos që u kuptua që Gjermania e mbështetë Kosovën në liberalizim dhe anëtarësim në BE dhe NATO”, ka thënë ai./Gazeta10