
Analisti dhe gazetari Halil Matoshi ka debatuar me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn lidhur me qeverisjet e kaluara dhe qeverisjen Kurti.
Duke folur për çështjen në veri, Matoshi e ka pyetur Limajn se çka do të bënin ata po të ishin në qeverisje, ndryshe nga qeverisja Kurti.
“Po të ishit ju në qeverinë aktuale ose që vini ju në qeveri, cili është vizioni juaj me veriun sepse kot flasim për rezultatet e juaja ose mosrezultatet e Kurtit, tash tregona qysh do të veproni ju ndryshe?”, pyeti Matoshi.
Ndërsa, Limaj u përgjigj se do të jetë në koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtarë, teksa theksoi se nga ta do të kërkonte njohje për Kosovën.
“Nëse ti vjen dhe më thua që Beogradi nuk është i gatshëm me na njoftë, në rregull do të bëjmë diçka tjetër, pesë vendet njohjen dhe NATO-n. Unë e kuptoj që nuk mund të bindni Beogradin, në rregull njohjen dhe NATO-n”, tha Limaj. /Gazeta 10/