Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Matoshi “shpërthen” ndaj Kurtit për koalicione: Si fëmija, e merr topin e shkon tek shpija

Gazeta10
06 January 2025 - 22:10

Analisti politik, Halil Matoshi ka komentuar deklarimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili këtë të hënë deklaroi se VV nuk do të bëjë koalicion me partitë e tjera, ngaqë siç tha ai, PDK, LDK dhe AAK nuk janë reformuar.

Matoshi ka thënë se deklarimet e Kurtit shpërfaqin papjekurinë e tij politike.

“E pohoi edhe vetë kryeministri aktual se nuk hy në koalicion, si fëmija a din? Qysh me thane s’mun me dhanë gol me ekipin e shkollës edhe e merr topin e shkon te shtëpija”, ka thënë Matoshi.

Sipas Matoshit, Kurti duhet të menaxhojë vendin dhe jo të bëjë deklarime absurde. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.