
Këtë të hënë në “Politiko” me Kushtrim Sadikun po diskutohet për deklarimet dhe përplasjet e fundit në mes të opozitës dhe pozitës, teksa të ftuar janë komenantorët politikë Halil Matoshi, Krenar Shala, Shqipe Pantina, Blerim Gashi dhe Adrian Çollaku.
Analisti politik dhe njëherësh gazetari, Halil Matoshi ka thënë se shteti i Kosovës nuk është duke funksionuar, pasi sipas tij, ikja e shumicës parlamentare nga përgjegjësia shtetërore është sabotim ndaj shtetit.
“Kosova është shtet parlamentar dhe shteti realisht nuk është duke funksionu sepse Kosova duke qenë që është shtet parlamentar, kuvendi është pushteti i parë dhe ikja nga përgjegjësia shtetërore e shumicës paralementare është sabotim ndaj shtetit, kjo është ligj”, ka thënë Matoshi.
Matoshi ka theksuar se Kosova po jeton në një situatë jonormale, ngaqë sipas tij, kuvendi nuk është duke funksionuar. /Gazeta10/