Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Mbështetësit e Bolsonaros hyrën në Kongres dhe pallatin presidencial

Gazeta10
08 January 2023 - 21:40

Përkrahësit e ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro hynë sot në pallatin presidencial, Kongresin dhe ndërtesat e qeverisë në Brasilia, njoftoi Sky News, duke cituar deklaratat e dëshmitarëve okularë.

Rrjeti britanik tha se sipas fotove nga rrjetet sociale, disa mijëra njerëz, shumë prej tyre të veshur me ngjyra të verdha dhe jeshile, po ecnin drejt ndërtesës së Kongresit në kryeqytetin brazilian.

Supozohet se mbështetësit kanë thyer bllokadën e vendosur nga forcat e sigurisë dhe kanë sulmuar ndërtesat qeveritare, shton Sky News.

Demonstruesit sulmuan parkingun e zyrës së presidentit, raporton CNN.

Presidenti i ri, Luis Ignacio Lula Silva, ndodhet aktualisht në shtetin e Sao Paulos për një udhëtim pune.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.