
Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se komuna i humbur rreth 11 milionë euro nga përmbaruesi.
Ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka thënë se bashkëpunimi me nivelin nacional nuk ka qenë i mirë.
“Përmbaruesi gjatë kësaj periudhe na i ka marrë diku afër 11 milionë euro kapital, është një dëm shumë i madh. Ka projekte që jemi detyru me i anulu se nuk i kemi pasur mjetet, nuk e kemi pasur bashkëpunimin qysh duhet, ka pasur neglizhencë totale, bile bile në rastin e Gjakovës ka pasur edhe dëm të qëllimshëm për me na eliminu prej skemës së grantit të performancës edhe pse kemi pasur mjete tek pagat dhe mëditjet na i kanë marr te kapitalet”, ka thënë Gjini. /Gazeta10