
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë konfiskuar mbi 700 monedha metalike dy-euroshe, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Paratë e dyshuara janë sjellë në polici nga menaxherja e bankës.
Njoftimi i plotë:
MONEDHË E FALSIFIKUAR- Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 15.02.2024. Ankuesja femër kosovare, menaxhere e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar rreth 732 monedha metalike prej 2€, në vlerë rreth 1464 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Parat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.