
Në Komunën e Zveçanit janë vendosur përsëri grafite nacionaliste serbe.
Në këto grafite është përsëritur mbi shkrimi “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” në të cilit është vendosur edhe data 24 shtator, ku në këtë datë vitin e kaluar një grup paraushtarak serb kishte kryer sulm në Banjskë kë si pasojë e të cilit u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
“Mos bërtisni, ne jemi këtu për t’iu ndihmuar”, është një tjetër grafit.
Për vendosjen e grafiteve ka folur edhe zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.
Në emsionin ‘Raporti’ në Kanal10, Elashi ka thënë se ky rast nuk është shqetësues për policinë e Kosovës, pasi shumica e këtyre grafiteve kanë qenë të shkruara edhe me herët, shkruan gazeta10.
Ai ka thënë se policia nuk ka hapur për rastin në fjalë.
“Nuk ka pasur elemente për të hapur rast, sepse kanë qenë shkrime me të vjetra. Këto grafite nuk na shqetësojnë. Nëse ka ndonjë problem në aspektin e sigurisë, atëherë policia e Kosovës është e gatshme për të reaguar”, ka thënë Elshani.
Elshani ka shtuar se situata e sigurisë është delikate, ndërsa ka theksuar se policia e Kosovës është vigjilente dhe e gatshme të reagojë në cdo situatë. /Gazeta10/