Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e saj ushtarake

Gazeta10
01 March 2026 - 23:23

Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se Mbretëria e Bashkuar do t’i lejojë SHBA-së të ndërmarrë veprime mbrojtëse kundër Iranit nga bazat ushtarake britanike.

“SHBA-ja ka kërkuar leje për të përdorur bazat britanike për atë qëllim specifik dhe të kufizuar mbrojtës”, tha Starmer përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale.

“Ne kemi vendosur ta pranojmë këtë kërkesë, për ta penguar Iranin që të lëshojë raketa nëpër rajon, duke vrarë civilë të pafajshëm, duke vënë në rrezik jetën e britanikëve dhe duke goditur vende që nuk janë të përfshira”, shtoi Starmer, raporton REL.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do t’u bashkohet këtyre sulmeve, por se do të vazhdojë me “veprimet e saj mbrojtëse në rajon”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.