Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbyllen tri pompa derivatesh të “NIS petrol” në Veri, Elshani: Policia i asistoi AKP-s dhe ATK-së

Gazeta10
16 July 2024 - 15:25

Inspektorët së bashku me pjesëtarët e policisë ia kanë vënë shiritin tri popmave të benzinës ‘Nis Petrol’ në veri të Mitrovicës.

Njëra  gjendet në daljen nga pjesa veriore e Mitrovicës, kurse dy pika tjetra në Zubin Potok, njëra prej tyre afër Liqenit të Ujmanit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen pjesëtarët e policisë së Kosovës, dhe gjithçka është duke u zhvilluar qetë dhe pa ndonjë incident.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani tha për KoSSev se pompën e kanë vizituar sot zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, si dhe nga Administrata Tatimore dhe pjesëtarë të Ministrisë së Tregtisë së Kosovës.

Ai nuk ka mundur të japë më shumë detaje për arsyen e mbylljes së kësaj pompe karburanti, duke thënë se policia e rajonit të Veriut po i jepte ndihmë vetëm Agjencisë së Privatizimit.

“Me sa dimë, (pompa) është e mbyllur”, deklaroi ai shkurt.

Në ndërkohë këtë lokacion e kanë vizituar edhe pjesëtarët e EULEX-it.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.