Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Me fjalimin historik të Bill Clinton, Osmani kujton bombardimet e NATO-s

Gazeta10
24 March 2023 - 12:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar ndërhyrjen e NATO-s në 24 vjetorin e bombardimeve kundër forcave ushtarake e policore të Serbisë, raporton Gazeta10.

Osmani duke publikuar edhe fjalimin e mbajtur nga atëherë presidenti i ShBA-së, Bill Clinton, ka thënë se kjo ishta dita kur bota demokratike ndaloi shfarosjen e popullit të Kosovës.

“24 vite që kur bota demokratike ndaloi shfarosjen e popullit tonë. Faleminderit përjetësisht”, shkruan Osmani bashkangjitur me videon e fjalimit të Clinton.

Kujtojmë që sot shënohet 24-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 24 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës.

Më 24 mars bëhen 24 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike kundër caqeve ushtarake policore në ish-Jugosllavi.

Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800 mijë refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.