Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Me lot në sy flet vajza e policit të vrarë: Para kohe mbeta jetim

Gazeta10
25 September 2023 - 13:33

Arbenita Bunjaku, vajza e rreshterit të vrarë, ka  mbajtur fjalim në mbledhjen komemorative në nderim të policit Afrim Bunjaku.

Ajo tha se janë krenarë me punën dhe veprimtarinë e babait të saj.

“Heroi im, babai im. Sa e vështirë e kam të shkruaj për ty. Para kohe mbeta jetim. Kurrë nuk e kam menduar ikjen tënde. Na ke lënë një plagë të madhe në zemrat tona. Babë. Nuk e di si të jetoj pa ty, pa heroin tim. Të gjitha na mësove, por jo si të jetojmë pa ty. Babai ishte njëri i dashur për familjen, shoqërinë dhe për punën, ku edhe flijoi jetën për këtë vend. Ne dhe Kosova të gjithë jemi krenar me ty. Mundi dhe punën që e kë bërë për këtë vend, të premtoj që do të jemi krenar me ty dhe do të ndjekim të gjithë rrugën tënde. Me mall dhe me dhimbje do të kujtojmë të gjithë”- tha ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.