
E përditshmja serbe, Danas.rs, shkruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mendon të emërojë koordinator si zëvendësim të kryetarëve në veriun e vendit, raporton Gazeta10.
Sipas artikullit Kurti po mendon që këta koordinatorë t’i shfrytëzojë si emërime për t’i zëvendësuar kryetarët e dorëhequr në katër komunat me shumicë serbe.
“Kryeministri i Kosovës, Aljbin Kurti, po mendon të emërojë koordinatorë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, si zëvendësues të kryetarëve të komunave që kanë dhënë dorëheqje, shkruan sot Veçernje novosti”, shkruan Danas, transmeton Gazeta10.
Më tej, thuhet se Kosova e ka këtë opsion në lojë ndonëse kjo mund të kuptohet si hedhjen benzinë zjarrit.
“Duke cituar burime të paidentifikuara, gazeta thekson se autoritetet në Prishtinë e kanë këtë opsion në lojë, ndonëse janë të vetëdijshëm se kjo do t’i hidhte benzinë zjarrit, sepse vetë njoftimi se zgjedhjet mund të mbahen në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe. Zubin Potok shkaktoi rezistencë te serbët”.
Tutje, thuhet se Kosova tashmë ka filluar edhe pregatitjet për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe.
“Sipas Novosti-t, Prishtina ka filluar përgatitjet për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe, të cilët janë larguar nga parlamenti, gjegjësisht plani është që vendet e tyre t’u ofrohen partive tjera serbe që kanë marrë pjesë në zgjedhje”.
Kujtojmë se Lista Serbe është tërhequr nga institucionet e Kosovës të shtunën pasdite pasi Qeveria e Kosovës ka suspenduar nga puna drejtorin e policisë rajonale në veri. / Gazeta10