
Mbrëmë, në ndeshjen kualifikuese në mes të Rumanisë dhe Kosovës në Bukurresht, tifozët vendas shpalosën një sllogan “Kosova është Serbi”.
Si pasojë e këtij sllogani, gjyqtari i ndeshjes ndërpreu ndeshjen për disa minuta, për shkak të komenteve diskriminuese.
Gjatë pauzës së ndeshjes, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bëri një postim ne rrjetin social Facebook i cili ka nxitur reagime të shumta në mediat rumune.
“S’ka sllogan që e ndryshon realitetin tonë! Që nga 17 shkurti i vitit 2008, Kosova është shtet i pavarur, ndërkaq, që nga 3 maji i vitit 2016, Kosova është anëtare me të drejta të plota në UEFA. Slloganet politike, koret fashiste, fishkëllimat e sharjet drejt djemve tanë dhe Kosovës në Rumani – nuk na ndalin”, shkroi Memli Krasniqi.
Më tej, ai tha se Kosova, si shtet dhe si kombëtare futbollistike, do të paraqitet me krenari gjithandej nëpër botë, edhe ku nuk na duan e posaçërisht aty.
“Kemi punuar shumë për këtë ditë dhe nuk dorëzohemi para fashistëve të vegjël turbofolk. E përjetshme është Kosova!”, ka përfunduar shkrimin e tij lideri i opozitës kosovare. Nëpër mediat rumune, deklaratat e Krasniqit kanë zënë ballinat e mediumeve sportive dhe jo vetëm, duke e quajtur organizimin e dobët të ndeshjes në Rumani dhe slloganet fashiste edhe si “Skandale Diplomatike”, ka përfunduar Memli.
Për këtë reagim disa nga mediat rumun reaguna duke shkruar tituj të ndryshëm si: Skandali politik pas Rumanisë – Kosovës: Kryetari i PDK-së: “Nuk do të dorëzohemi para këtyre fashistëve të vegjël turbofolk”, Skandal politik pas incidenteve në Rumani – Kosovë: “Një slogan nuk e ndryshon realitetin”. Reagimi i shtypit ndërkombëtar e shumë të tjera.
