
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovë, Memli Krasniqi është pjesëmarrës në Marshin për Drejtësi i cili po mbahet aktualisht në Prishtinë, raporton Gazeta10.
Krasniqi është parë afër familjarëve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Ky marsh është organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në mbështetje të luftës së UÇK-së./Gazeta10