Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Memli Krasniqi përkujton Nexhmije Pagarushën

Gazeta10
07 February 2023 - 10:53

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar sot këngëtarën, Nexhmije Pagarusha në tre vjetorin e vdekjes së saj, raporton Gazeta10.

Krasniqi ka thënë se Pagarusha gjatë jetës së saj udhëhoqi një gjeneratë artistësh drejt misionit të vështirë, por jetik të ndërtimit të skenës kulturore në vend.

“Tri vjet pa bilbilin e Kosovës, Nexhmije Pagarushën. Gjatë një jete me krijimtari, Nexhmija udhëhoqi një gjeneratë të tërë artistësh drejt misionit të vështirë, por jetik, të ndërtimit të skenës kulturore në Kosovë. Përjetësisht në kujtimet dhe zemrat tona, Mbretëreshë”, ka shkruar Krasniqi.

“Sytë për ty i kemi të njomë!”, shtoi ai.

Ndryshe, sot mbushen tri vjet nga shkuarja në amshim e këngëtares Nexhmie Pagarusha, e njohur si Bilbili i Kosovës.

E lindur në maj 1933 në Malishevë, Nexhmije Pagarusha kishte filluar karrierën e saj muzikore në vitin 1948 në Radio Prishtinë. Më 1984 ajo përmbylli karrierën si këngëtare./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
08 June 2026
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.