Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Menaxhimi i mbeturinave – 12 komuna nënshkruajnë memorandum të mirëkuptimit

Gazeta10
01 October 2022 - 11:51

Kryetrari i komunës së hanit të Elezit, Mehmet Ballazi ka bërë të ditur se 12 komuna kanë nënshkruar memorandum të mirëkuptimit për menaxhimin e mbeturinave, raporton Gazeta10.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai ka njoftuar se ky memorandum vije pas vizitës disa ditore në Turqi para disa muajsh, ku tha se ishin njoftuar me praktikat që përdoren atje e që njihen si ndër më të mirat në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.

Ai me tej ka shtuar se përmes këtij memorandum, synojnë që Hanin e Elezit ta kthejnë në një vend me rrezik të ulët nga mbeturinat, si për njerëzit, mjedisin, tokën, bimët e kafshët./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.