
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës po i zhvillon punimet në Stasbourg e ku në rend dite çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Në këtë Komitet nuk kanë kaluar asnjë prej amendamenteve të propozuara nga Serbia dhe as ai i Italisë që fliste për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, raporton gazeta10.
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE, Lulzim Basha për Kanal10 është shprehur optimist se do votohet ‘PRO’ anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Megjithatë ai ka thënë se festa nuk duhet të fillojë derisa të përfundoj votimi.
“Të mos festohet derisa të përfundohet votimi”, ka thënë Basha. /Gazeta10/