Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Pantina për Kurtin: Çka do me qeverisë ky më mirë?

Gazeta10
06 January 2025 - 23:29

Analistja politike, Shqipe Pantina ka komentuar deklarimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili këtë të hënë tha se VV nuk do të bëjë koalicion me partitë e tjera, ngaqë siç deklaroi ai, PDK, LDK dhe AAK nuk janë reformuar.

Pantina ka theksuar se mohimi i koalicioneve nga kryeministri Kurti shpërfaq një strategji për të mobilizuar masën.

“E thotë këtë për t’i nxitur votuesit dhe sidomos ata që nuk janë duke i besuar më”, ka thënë Pantina.

Në mungesë të sukseseve, Pantina thotë se Kurti po detyrohet të bëjë deklarime të tilla për qëllime elektorale.

“Arsyet të cilat i dha ‘jo se m’i kanë nguc ministrat’. Pra, gjithçka është me kthy ka vetja e vet. Hala nuk e dëgjum kryeministrin tu thanë që i kam bo katër-pesë punë në qeverisjene e kalume dhe kam me bo prapë në këtë qeverisje”, ka thënë Pantina. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.