
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi të mërkurën se organet e drejtësisë do të hetojnë audio – incizimet e publikuara në të cilat është e implikuar shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila.
Pas kësaj deklarate ka reaguar drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj. Ai ka thënë se këto audio – incizime nuk hyjnë në kuadër të përgjegjësisë penale as civile
Sipas tij interesi i publikut është i madh.