Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Miftaraj kritikon qeverinë Kurti: Tallava qeverisja nuk është ndryshe

Gazeta10
21 March 2023 - 11:42

Njohësi i çështjeve ligjore, Ehat Miftaraj, ka reaguar për mungesën e emërimit të Bordit të Trustit nga Qeveria e Kosovës, duke e quajtur këtë qeverisje si ”tallava”, raporton Gazeta10.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se korrupsioni nuk është vetëm me kërkuar lekë.

Sipas tij vizioni i ekzekutivit kosovar i udhëhequr nga Albin Kurti është për t’i kontrolluar institucionet publike.

”Korrupsion nuk është vetëm me kërku lekë me kry një favor. Korrupsion është edhe kur Qeveria ose Kuvendi me qëllim nuk e zgjedhin Bordin e Trustit, me qëllim nuk zhvillojnë procedurat e emërimit të Sekretarëve nëpër shumicën e ministrive ose emerimin e bordeve me injoranta dhe servila.”

”Tallava qeverisja nuk është ndryshe. Pa vizion për qendrueshmërinë dhe stabilitetin e institucioneve publike, por me vizion për ti kontrolluar,” ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.