
Gazetari Milaim Zeka, në emisionin Politiko theksoi rëndësinë e gazetarisë dhe rolin jetik të gazetarëve në dokumentimin e ngjarjeve ndërkombëtare në luftëra të ndryshme, duke e vlerësuar guximin e tyre në përpjestim me trimerinë e luftëtarëve.
Zeka u shpreh se asnjëherë gjatë jetës së tij nuk ka dëgjuar disa figura të njohura të ish luftëtarëve të UÇK-së, si Xhavitin apo Azemin, të flasin publikisht për ngjarjet e luftës, në pjesën që ka kontribuuar edhe Zeka në këtë rast..
Ai shtoi se shumë luftëtarë e shohin trimërinë vetëm në front, por sipas tij, “trimëria e gazetarëve është në përpjestim me 1000 trimëri të çdo luftëtari në çdo luftë në botë”.
Zeka gjithashtu përmendi rreziqet që përballen mediat në mbarë botën, duke iu referuar rastit të fundit në Irak ku një gazetare e njohur amerikane u rrëmbye, por u lirua me fat. Ai nënvizoi se pa punën e gazetarëve, bota do të ishte e painformuar për ngjarjet e fundit në vende si Irani, Kuvajti apo rajone të tjera konfliktuale.
“Pa gazetarët, edhe sot ne nuk e dimë se çfarë ndodh në shumë vende të botës,” shtoi Zeka, duke vënë në pah sakrificat dhe përgjegjësinë e profesionit të tij.
Deklarata e plotë: