
Mbrojtësi sllovak, Milan Skriniar është afër largimit nga skuadra kryeqytetase, Inter.
Pas refuzimeve për nënshkrimin e kontratës të re nga Skriniar, Inter është e gatshme ta lejojë Skriniarin të largohet për shumën e 20 milionë eurove.
Ndër ekipet më të interesuara për shërbimet e mbrojtësit 27-vjeçar është edhe klubi nga Franca, Paris Saint-Germain, të cilët janë vënë pas tij që nga vera e kaluar.
Milan Skriniar është një nga lojtarët më të përdorur të Simone Inzaghi këtë sezon, mirëpo ndeshja ndaj Empoli pritet të jetë ndeshja e tij e fundit me fanelën e Inter.