Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Milani shokohet nga Torino e Mergim Vojvodës

Gazeta10
30 October 2022 - 23:43

Milani ka pësuar humbje 2-1 në udhëtim te Torino në kuadër të javës së 12-të në Serie A.

Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e 35-të, kur Valentino Lazaro asistoi te Koffi Djidji, për rezultatin 1-0.

Nga një aksion i bukur i Torinos, Aleksey Miranchuk (37’) shënoi për 2-0, duke bërë që skuadrat me këtë rezultat të shkonin në pushiminmes pjesëve. Në 45 minutat e dytë, u pa një angazhim më i madh i Milanit, por që nuk ia dolën të merrnin së paku një pikë, transmeton Telegrafi.

Në minutën e 67-të, Junior Messias e ngushtoi epërsinë e vendasve për 2-1, duke shtuar shpresën e bashkëlojtravë e për një rezultat pozitiv.

Por, Torino u mbajt mirë deri në fund, për të marr tri pikë mjaft të rëndësishme. Pas javës së 12-të, Milani gjendet në vendin e tretë me 26 pikë, ndërsa në xhiron e 13-të do të takohen me Spezian./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.