
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka thwnw se Qeveria është në pritje të krijimit të kushteve të duhura për t’i vlerësuar dëmet e shkaktuara gjatë sulmit të së dielës, nga një grup kriminal serb në Banjskës.
Tutje ai tha se vlerësimi do të bëhet nga autoritetet e trashëgimisë kulturore.
“Jemi në pritje të krijimit të kushteve të nevojshme që ekipet tona profesionale nga autoritete e trashëgimisë kulturore të bëjnë vlerësimin e dëmeve dhe pas kësaj do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme në bashkëpunim metë gjitha palët relevante për ndërhyrje profesionale me qëllim sanimin e dëmeve fizike në këtë Manastir”, theksoj ministri Çeku.