Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri Sveçla shkon përsëri te vila e Radojiçiqit në liqenin e Ujmanit

Gazeta10
05 April 2024 - 15:27

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka arritur në vilën e sekuestruar të Milan Radojiçiqit përskaj liqenit të Ujmanit në veri.

Teve1 ka siguruar pamjet e eskortës së ministrit Sveçla, i cili ka shkuar në vilën që me vendim të Ministrisë së Drejtësisë ka nisur zbatimin e Urdhrit Ndalues Përfundimtar me masë të përkohshme lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska.

“Agjencia ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin e sipërpërmendur, duke përfshirë edhe vilën e cila konsiderohej të ketë qenë e kryekriminelit, Milan Radojiçiq tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuritë e tjera, në përputhje me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, si dhe me Urdhrin e Gjykatës’, ka shkruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ditë më parë në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.