
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se ka rrëshqitje të dheut në rrugën Pejë-Rugovë, raporton Gazeta10.
Ministria ka lutur pjesëmarrësit në komunikacion të vozisin me kujdes të shtuar.
Ministria ka thënë se ky kujdes duhet të jetë i shtuar sidomos në rrugët malore.
“Në rrugën Pejë -Rugovë, në segmentin 1,5 kilometra poshtë urës në Drelaj, ka një rrëshqitje të trupit të rrugës, prandaj luten pjesmarrësit në komunikacion të ngasin veturat me përkujdesje të shtuar. Kujdes i shtuar duhet të ketë edhe gjatë vozitjes në rrugët tjera sidomos ato malore”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Këto rrëshqitje kanë ardhur si shkak i reshjeve dhe vërshimeve që kanë ndodhur gjatë natës së mbrëmshme. / Gazeta10