Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministrja e Drejtësisë: Keqpërdorimi i detyrës për të penguar proceset hetimore, përbëjnë kancer në sistemin e drejtësisë

Gazeta10
14 November 2022 - 20:28

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet për ndërhyrjet flagrante në rastin e njohur Brezovica, transmeton Gazeta10.

Sipas saj, hetimet që po zhvillohen në kuadër të këtij rasti janë ndër më të rëndësishmet në luftën kundër korrupsionit që nga shpallja e pavarësisë.

“Pavarësisht parimit të prezumimit të pafajësisë, çdo dyshim i arsyeshëm për ndërhyrje në procesin hetimor nga ana e personit zyrtar, duhet të hetohet jo vetëm si shkelje disiplinore, por edhe si vepër penale”.

“Keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe ushtrimi i ndikimit për të penguar proceset hetimore, përbëjnë një kancer në sistemin tonë të drejtësisë, një kancer të cilit duhet të gjithë së bashku t’i japim fund dhe atë sa më shpejt”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.