Gazeta10

Ministrja Gërvalla iu shpreh mirënjohje deputetëve të cilët po mbështesin rekomandimin pozitiv për Kosovën në KiE

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila ndodhet në Strasburg, po e ndjek me vëmendje debatin për Kosovën.

Gërvalla ka shprehur mirënjohje deputetëve të vendeve të ndryshme, të cilët po mbështesin rekomandimin pozitiv të raportueses së PACE, Dora Bakojanis.

“Në Strasburg po ndjekim me shumë interes dhe emocion debatin rreth aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Mirënjohës për mbështetjen e fortë nga deputetët e vendeve të ndryshme, të cilët po mbështesin rekomandimin pozitiv të raportueses së PACE, Dora Bakojanis”, shkroi Gërvalla.

Ndërsa, Dora Bakoyannis, e cila edhe e ka përpiluar këtë raport, tha se gjatë punës së saj, asnjë “gur nuk ka mbetur pa u lëkundur” në përgatitjen e raportit dhe tha se është konfirmuar se, pavarësisht disa mangësive, Kosova është demokraci funksionale duke i bërë thirrje Këshillit të Ministrave të ftojë Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Ajo ka thënë se juristët kanë konfirmuar qëndrimin se Kosova i përmbush kërkesat bazike për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Bakoyannis shpjegoi se raporti nuk prek çështjen e njohjes apo mosnjohjes së Kosovës dhe se kjo çështje duhet të mbetet kompetencë e shteteve.

Bakoyannis ka përmendur hapat që ka bërë Kosova për t’i përmbushur kushtet, përfshirë edhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e Kishës Ortodokse serbe në Deçan. Këtë e ka quajtur si “problemin më të madh në zbatimin e ligjit në Kosovë që ka pritur nga viti 2016”.

NË FOKUS

pamjee
Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë
aks
Policia shpall në kërkim personat në foto, kjo është arsyeja
Vershime
Kjo zonë në Kosovë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
yllka
Ditë zie në familjen e Yllka Kuqit
poli
Pamje shqetësuese: Momenti kur i dyshuari plagosi me armë zjarri tre personat në Pejë
policii
Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit – Arrestohet i dashuri, del mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja
ARTA-NITAJ
Arta Nitaj shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Lopa-1
Pamje kur ariu sulmon bagëtinë në një fermë të Vitisë