Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministrja Haxhiu falënderon deputetët që votuan pro marrëveshjes me Danimarkën për burgjet

Gazeta10
23 May 2024 - 13:13

Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrevëshjen ndërkombëtare me Danimarkën, për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Pas votimit të kësaj marrëveshje, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka falënderuar deputetët për votimin e marrëveshjes me Danimarkën për burgjet.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haxhiu  ka shkruar se kjo marrëveshje është një dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve.

Falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e kësaj Marrëveshje të dobishme për Republikën e Kosovës. Kjo marrëveshje është një dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve tona. Ajo do të sjellë përfitime të ndërsjella dhe do të hapë dyer të reja për bashkëpunime të ardhshme”, ka shkruar Haxhiu. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.