Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mitrovicasi kërkon pronën që iu premtua

Gazeta10
08 March 2023 - 20:16

Prona prej 300 metra katror dhe ndërtimi i shtëpisë që i ishte premtuar nga Komuna e Mitrovicës së Jugut, familjes Mehana, nuk iu realizua. Familja katër anëtaresh e cila u dëbua në vitin 2000 nga Mitrovica e Veriut, gjeti strehim në atë të jugut. Mirëpiu qeverisja e tanishme thonë se e kanë një plan për këtë kategori.

Në viti 2000, familja e Gëzim Mehanit, u detyrua të largohej nga pjesa veriore e Mitrovicës.

Kjo, pasi për shqiptarët që jetonin në andej Ibrit, jetesa ishte bërë vështirë.

Pasi ishin detyruar të largoheshin, familjes Mehani i ishte uzurpuar prona në veri.

Ndërkohë, kryefamiljari Gëzim Mehanit, tregon se pas shpërnguljes në jug, komuna ia siguroi një vend ku mund ta shfrytëzonte për banim.

Por, pas dhjetë viteve ai u detyrua të largohej nga aty, pasi në atë pronë u ndërtua Palestra e Sporteve “Minatori”.

Mirëpo, pas zhvendosjes, qeverisja e atëhershme e udhëhequr nga Avni Kastrati dhe familja Mehani, kishin nënshkruar një marrëveshje dy paleshe, ku i premtohet asaj një pronë prej 300 metrave katror dhe ndërtimin e një shtëpie.

Familja Mehani edhe tani, vazhdon të jetojë me qëra.

Ndërsa, qeverisja e tanishme i ka ofruar një opsion, por që për të nuk është i pranueshëm, pasi po kërkon që kontrata të cilën e ka nënshkruar të zbatohet.

(Ofertën e drejtorit të urbanizmit, Gëzim Mehani nuk e ka pranuar. E nga kjo drejtori kanë dhënë një arsyeje dhe një zgjidhje për sistemimin e qytetarëve të cilët janë shpërngulur nga Mitrovica e Veriut në atë të Jugut)

Drejtori i Urbanizmit, Edison Tërnava ka thënë se nuk mund të marrin leje ndërtimi në komunën e veriut për ata që kanë prona në atë pjesë.

Por ai ka thënë se komuna është duke ndërtuar shtëpi dhe ndërtesa në fshatin Frashër edhe për personat e kësaj kategori.

Mbi 6000 është numri i qytetarëve të cilët kanë mbetur në Mitrovicën e Jugut nga shpërngulja e tyre në vitet 2000.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.