Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Momenti i përplasjes së 40 automjeteve, disa prej tyre shpërthyen në flakë

Gazeta10
13 Mars 2023 - 16:23

Kamera brenda një kamioni ka kapur momentin tronditës kur ai është përplasur me dhjetëra makina të tjera.

Një ngjarje shumë e pakëndshme është regjistruar në një autostradë në Hungari, kur më shumë se 40 makina janë aksident të shumëfishtë.

Sipas policisë, në ngjarje janë përfshirë pesë kamionë dhe të paktën 37 automjete të tjera.

Kjo ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në autostradën M1, rreth 25 kilometra në perëndim të Budapestit.

Pas përplasjes zjarri kanë marrë 19 automjete, ndërsa ka pasur edhe 36 të lënduar, 13 prej të cilëve të rëndë. Një nga të plagosurit e rëndë përfundoi pak orë më vonë në spital.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e shpëtimit dhe katër helikopterë, ndërsa zjarrfikësja ka shuar me shpejtësi flakët.

Sipas policisë lokale – dhe siç shihet nga video – aksidenti automobilistik është shkaktuar nga shikueshmëria e ulët në zonë, si pasojë e një reje pluhuri që ishte ngritur.

Nga aksidenti një person humbi jetën.

https://youtu.be/qsB_aOoy4dA

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.