Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Momenti i shpërthimit në Ujman, derisa qytetarët po laheshin në liqe

Gazeta10
21 Korrik 2024 - 17:41

Një shpërthim ka ndodhur gjatë ditës së sotme në afërsi të Liqenit të Ujmanit në veri të vendit.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se të dielën ka ndodhur një shpërthim në pjesën veriore të vendit, në afërsi të Liqenit të Ujmanit, ku janë dëmtuar dy vetura dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Ka një shpërthim, pasi të kalohet tuneli i 5-të në anën e majtë, ka pas dëme materiale në dy vetura, të lënduar nuk ka, rrethanat se si ka ardhë deri të shpërthimi nuk dihen, policia është duke u marrë me rastin”, tha Elshani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.