
Momentalisht është duke u zhvilluar përballja mes Serbisë dhe Kombëtares së Zvicrës, ku kjo e fundit gjendet në epërsi minimale prej një goli.
Zvicra po e mposht Serbinë me rezultat 3:2, ku protagonist me gol ishte edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, raporton KosovaPress.
Gjatë ndeshjes provokime nuk kishte nga lojtarët serb drejt Xhakës e Shaqirit, por në tribuna një tifoze ka marrë vëmendjen tani.
Tifozja në fjalë ka bërë shqiponjën përpara syve të tifozëve serb.