Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

“Mos e lësho për ….”, sot qëlloi të dashurën dhe më pas vrau veten, çfarë postonte në Tiktok 34-vjeçari

Gazeta10
18 February 2025 - 13:45

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën këtë të martë ku një 34-vjeçar, i identifikuar si Kolë Manaj ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij Anila Prendushi, dhe më pas ka vrarë veten.

44-vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në luftë për jetën.

Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti më të cilin kishte 3 fëmijë, ndërsa prej 5 vitesh bashkëjetonte me Manajn.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por në rrjetet sociale çifti dukej i lumtur.

Ata kishin postuar disa foto të tyre në Tiktok, me vargjet “Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.