
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Grudia ka thënë se raporti i Departamentit të Shtetit Amerika ka shpërfaq ato që kjo parti i ka thënë gjatë këtyre tri viteve që qeverisjes së vendit nga Albin Kurti.
Sipas tij, korrupsioni dhe nepotizmi është rritur gjatë qeverisë Kurti, raporton gazeta10.
Në emisionin ‘Raport’ në Kanal10, Gruda ka thënë se përmes propagandës Vetëvendosje është munduar ta ndërrojë këtë fakt.
Ai ka thënë se Albin Kurti dhe Qeveria e tij nuk duhet të merren seriozisht, pasi sipas tij, Kurti dhe kabineti i tij janë për ‘hajgare’. ‘Mos e merrni seriozisht’, ka thënë Gruda.
‘Mos e merrni seriozisht’, ka thënë Gruda. /Gazeta10/