Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar për kalimin e ligjit për pagën minimale, duke thënë se ai nuk sjell përfitime për qytetarët, por përkundrazi ka shkaktuar diskriminim meqë janë lënë anash veteranët e UÇK-së.
Pacolli ka shkruar se politikat ekonomike dhe sociale në vend nuk po bëhen për të zgjidhur problemet, por për t’i thelluar to edhe më shumë.
Ai ka përmendur edhe humbjen që ka pësuar Trusti si pasojë e investimeve të gabuara pa mekanizma kontrolli, derisa pozita kundërshtoi tërheqjen nga qytetarët.