Moti për javën e parë të gushtit pritet të jetë stabil dhe i nxehtë sipas “Prishtina Weather”, njofton Gazeta10.
Në njoftimin e tyre thuhet se fillimi i muajit nuk do të jetë dhe aq i nxehtë por temperaturat do të shkojnë deri mbi 30C nga mesi i javës.
Tutje, në njoftim thuhet se indeksi i cilësisë së ajrit nën këto temperatura do të jetë në vlera të pranueshme.
“Prishtina Weather”, ka dhënë edhe detaje për secilën ditë të fillimit të muajti gusht rreth temperaturave që priten të jenë, si dhe rreth erërave dhe shtypjes atmosferike.
Këtu keni postimin e plotë:
“Mot stabil, kryesisht me diell ditëve të para të gushtit. Fillimish jo aq nxehtë, e nga mesi i javës temperaturat mbi 30C.
31.07.2022 – Ditëve të para të gushtit po parashihet të kemi mot stabil, kryesisht me diell. Vransira kalimtare paraqiten ditën e hënë dhe martë, të martën me mundësi për riga lokale shiu nga veriu i vendit. Në aspektin termik fillimisht nuk do të jetë edhe aq nxehtë, ngase edhe do të frynë erëra më të freskëta veriore. Tek nga pjesa e dytë e javës temperaturat në rritje edhe mbi 30C.
Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites vende-vende rritje do të shënojnë koncentrimet e ozonit sipërfaqësor që edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare.
Nën kushte të kthjellimeve nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten të larta dhe shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.
1.08 – Fillimisht kryesisht me diell, ditën pjesërisht vranët.
2.08 – Kryesisht me diell. Pasdite vransira kalimtare, me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.
3.08 – Kryesisht me diell, nxehtë.
4.08 – Nxehtë e kryesisht me diell.
5.08 – Kryesisht me diell, më nxehtë.
Temperaturat gradualisht në rritje, minimalet luhaten ndërmjet 13C e 16C, e maksimalet nga 28C deri në 33C..
Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-9m/s, me hove edhe deri në 12 e 13m/s ditën e hënë dhe të martë.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10.